22 Dhjetor 2024

Bordi i Postës harmonizon pagat dhe redukton shpenzimet deri në 30 për qind

Prishtinë, 16 dhjetor - Sot në mledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, është aprovuar Plani i Bizenesit për vitin 2021-2023.  

Bordi ka njoftuar se për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe pa mundësisë së arketimit në Biznes Planin e aprovuar sot nga Bordi, janë harmonizuar pagat e gradave nga 17 deri 8, ndërsa shpenzimet e stafit janë reduktuar nga 6% deri në 30%.

Nga ky planfikim i reduktimit të shpenzimeve të stafit, Posta e Kosovës ka kursyer rreth 300 mijë euro vjetore.  

Bordi ka vlerësuar se kjo është një masë e domsoshme por përkohshme deri në tejkalimin e situatës së pandemisë, ndërsa haromonizmi i gradave do të rishikohet kohë pas kohe, varësisht nga përmirësimi i gjendjes do të vlerësohen gradat e Menaxhmentit të Lartë dhe të Mesëm, duke pasur parasysh ngritjen e të hyrave dhe forcën e likuidititetit.  

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ka kërkuar motvim shtesë nga Menaxhmenti për të ngritur të hyrat dhe përmirësuar rezultatin finaciar të Postës së Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)