Bordi i Postës emëroi dy zyrtarë të lartë
Prishtinë, 30 korrik - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka emëruar dy zyrtarë të lartë.
Në pozitën, U.D. Zv. Kryeshef Ekzekutiv, Bordi emëroi Znj. Fakete Kadiu, ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj, në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, emëroi Faton Ejupi.
Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur:
1. Enver Govori nga pozita e U.D. Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, dhe
2. Salih Morina nga pozita e U.D. Kryeshef Ekzekutiv
Bordi do t’i shqyrtoi këto dy dorëheqje në një takim të radhës.