28 Dhjetor 2024

Bordi aprovon raportin e Auditorit për Pasqyrat Financiare në PTK

Prishtinë, 22 maj - Bordi i Drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka aprovuar pasqyrat financiare të kompanisë, pas vlerësimit të tyre nga auditori i jashtëm.

Dhënia e opinionit nga auditori i jashtëm ka pasqyruar punën e menaxhmentit gjatë vitit 2014, prandaj Bordi i Drejtorëve të PTK-së përgëzon menaxhmentin për punën e bërë dhe njëkohësisht e inkurajon që të vazhdojë të performojë sa më mirë edhe në këtë vit.

Sipas opinionit të auditorit të jashtëm, pasqyrat financiare për vitin 2014 prezantojnë drejt, në të gjitha aspektet materiale, pozitën dhe performancën financiare të kompanisë, ndryshimet në ekuitet dhe rrjedhjen e parasë, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2014, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Shprehja e opinionit të tillë pozitiv edhe për vitin 2014 nga ana e auditorit të pavarur, tregon shkallën e lartë të përgjegjësisë që ka treguar menaxhmenti dhe Bordi i PTK Sh.A.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimin e kushteve të jetesës për shumë familje si dhe kontribues i çmueshëm në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)