23 Dhjetor 2024

Bora vështërson trafikun rrugor

Prishtinë, 26 janar - Trashësia e borës në disa zona të Kosovës ka mbërri deri në një me tër e tridhjetë centimetra, ndërsa në ultësia 60-70 centimetra.

Reshjet e pandërprera të borës, të cilat kanë vazhduar me të njëjtin intensitet edhe të enjten, posaçërisht ka vështirësuar trafikun rrugor. Megjithatë rrugët ndërmjet vendbanimeve brenda Kosovës janë të kalueshme.

Sabrije Kamberi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se rruga e kufirit Kosovë-Serbi, në pikëkalimin Merdar gjatë natës të ishte e mbyllur për kamionë.

Sipas saj, veturat e vogla kanë mundur të kalojnë edhe gjatë natës, kurse në orën 7 të mëngjesit, pas pastrimit të borës, gjendja është normalizuar.

Ajo ka thënë se rrugët magjistrale e rajonale, me përjashtim të asaj Pejë-Kullë- Rozhajë, që është mbyllur të mërkurën, kanë qenë të kalueshme, ani pse me vështirësi.

“Magjistralet e rajonalet ishin të kalueshme, ndërsa shumë rrugë rurale ishin të bllokuara”, ka thënë Kamberi, duke përmendur këtu që vështirësi më të mëdha ka pasur në drejtimet që kalojnë nëpër Glloboçicë, Prevallë e Dragash.

Nga Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari:, ndërkaq kanë raportuar se gjatë ditës janë realizuar vetëm dy fluturime nga Prishtina. Aeroplani i kompanisë ajrore “Adria” ka ateruar për në Munchen, kurse “Croacia Airlines” ka ateruar për në Zagreb.

Një aeroplan i kompanisë “Easy Jet” nga Baseli ka ateruar për në Shkup, për shkak të pamundësisë për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës. Njëjtë ka vepruar edhe aeroplani nga Muncheni. “Kompania ‘Pegasus’, që ishte nisur nga Stambolli për në Prishtinë, i cili është detyruar të kthehet prapa, për shkak të pamundësisë për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës. Një fluturim i “Turkish Airlines” nga Stambolli për në Prishtinë është anuluar.

Për informacion rreth fluturimeve, qytetarët mund t’i drejtohen qendrës së thirrjeve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës në numrin: 038 59 58 123, ose nga kompanitë e tyre, raporton Koha.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, parasheh ndërprerje të reshjeve gjatë mbrëmjes. Sipas tij trashësia në vendet kodrinore-malore, në Llap, Gollak e Anamoravë ka arritur trashësinë deri në një metër e 30 centimetra, derisa në vendet e ulëta 60 deri në 70 centimetra.

Ai ka thënë se nga e premtja temperaturat do të arrijnë deri në minus 20 gradë, që është normale për dimrat në Kosovë. Ky dimër është i njëjtë si ai në vitin 1956 dhe 1984.

Reshjet në komunën e Ferizajt kanë izoluar disa nga fshatrat si dhe kanë paralizuar dukshëm shumë nga shërbimet publike. Fshatrat si Mirash , Cërnillë, Kosinë, të enjtën nuk kanë pasur mundësi të qarkullimit të lirë për shkak të stoqeve të borës, që kishin mbuluar rrugët, kurse fshati Burrnik vazhdon të jetë i bllokuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)