02 Maj 2024

Bora shkakton probleme për qarkullim në rajonin e Shalës

Mitrovicë, 25 janar - Reshjet e pandërprera dhe me fërfëllizë kanë vështirësuar tej mase qarkullimin e automjeteve në rajonin e Shalës së Bajgores, për shkak të mbylljes së rrugëve.

Aksi rrugor nga Bajgora deri në të dalur të Kaqandollit, që lidhet me rrugën që shpie për në Podujevë, të mërkurën ishte i pakalueshëm.

Gjendjen e rëndë nëpër rrugët e rajonit të Shalës së Bajgores e ka konfirmuar edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala.

Ai ka thënë se ka njoftime se qarkullimi nëpër shumicën e rrugëve të këtij rajoni është vështirësuar shumë, e madje disa sosh edhe pothuaj se janë bllokuar.

“Ne kemi ndërmarrë shumë aktivitete për të ndihmuar banorët e këtij rajoni, përkatësisht për të bërë rrugët e kalueshme”.

Ai tha se mirëmbajtja e rrugës kryesore që përshkon rajonin e Shalës së Bajgores, është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, e cila e ka përzgjedhur një kompani për mirëmbajtje.

“Nga qytetarët ka vërejtje për punën që po bënë kompania, andaj unë kam kontaktuar me përfaqësuesit e Ministrisë dhe kamë kërkuar që të intervenohet me tërë mekanizmin ekzistues për të zhbllokuar rrugët dhe për të mundësuar qarkullimin e banorëve të kësaj ane”, ka thënë Bala.

Sipas tij, komuna ka angazhuar një kompani private me mjete të veta për të pastruar rrugën që shpie për në Selac dhe se po ndihmon edhe pastrimin e rrugës kryesore, e cila nuk është në përgjegjësi të komunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)