23 Dhjetor 2024

Bora izolon shumicën e fshatrave të Shalës

Mitrovicë, 12 shkurt - Bora që ka rënë në fundjavë ka izoluar prapë disa fshatra të Shalës së Bajgores në Mitrovicë.

Komuna, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infratrukturë dhe ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë angazhuar katër kompani që janë duke punuar që sa më parë të bëjnë të kalueshme të gjitha rrugët.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se komuna ka angazhuar një kompani edhe për pastrimin e rrugës magjistrale Mitrovicë-Podujevë, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo nuk është duke u mirëmbajtur.

\"Duke qenë se ajo rrugë është aksi primar që lidh gjithë zonën e Shalës ne jemi të detyruar që fillimisht të intervenojmë në atë rrugë\".

Ai tha se problemet me të theksuara janë në fshatrat e zonave të thella, si Kovaqicë, Selac, Vllahi etj, ku trashësia e borës kalon mbi dy metra. \"Jemi duke punuar pa ndërprerë që të normalizojmë gjendjen\".

Drejtori Bala tha se si pasojë e borës së madhe që ka rënë të shtunën është shembur pullazi i një objekti të pabanuar në lagjen Bair të Mitrovicës. Tregoi edhe për dëmtinim e një serre në fshatin Shipol, si pasojë e borës së madhe.

Ai tha se të gjitha insitucionet në Mitrovicë janë në gjendje gatishmërie, në mënyrë që bashkërisht të tejkalohet kjo situatë.

\"Ne vazhdojmë të mbajmë gjendjen e gatishmërisë dhe jemi në koordinim me të gjitha insitucionet, si policinë, FSK, KEK-un etj, në mënyrë që ta menaxhojmë me efikasitet këtë gjendje të rënduar si pasojë e kushteve të rënda klimatike\".   
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)