Bora e zënë në befasi Komunën e Ferizajt
Prishtinë, 11 dhjetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka marr me shqetësim reagimet e qytetarëve të Komunës së Ferizaj, për gjendjen jo të mirë të rrugëve pas reshjeve të borës.
Kjo neglizhencë e Komunës së Ferizajt është bërë shprehi për mos përzgjedhjen e operatorit ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt nuk ka proceduar në procedurat e prokurimit në kohën e duhur, e poashtu komisioni për vlerësimin e dosjes së tenderit duhet sa më shpejtë të përzgjedh operatorin ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve.