Bora e gjen në gjumë Komunën e Prishtinës
Prishtinë, 3 janar - Dega e tretë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj me gjendjen e rënduar të rrugëve pas reshjeve të mëdha të borës.
\"Edhe pse dimri ka filluar më 22 dhjetor, të reshurat e borës Komunën e Prishtinës e kanë gjetur në gjumë\", thekson PD.
Rrugët në kryeqytet, pothuajse të gjitha janë vështirë të kalueshme dhe për këtë përgjegjësinë duhet ta marrin drejtuesit e komunës, ngase nuk është hera e parë që bora i zë të papërgatitur.
Dega e tretë e PD-së, i bën apel Komunës që të intensifikojë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mëdha që ndodhën natën e sotme.