23 Dhjetor 2024

Bora bllokon Shalën

Mitrovicë, 26 janar - Shumica e fshatrave të Shalës së Bajgorës në Komunën e Mitrovicës kanë mbetur të bllokuara pas reshjeve të mëdha borës që është përcjellë edhe me fërfëllizë të vazhdueshme.

Gjithashtu probleme të mëdha janë paraqitur edhe në rrugën magjistrale që kalon nëpër këtë zonë, e cila është e kalueshme vetëm deri në fshatin Bajgorë.

Zyrtarët komunalë sqarojnë se rruga magjistrale Mitrovicë-Podujevë, e cila kalon nëpërmes zonës së Shalës, e që është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës sa i përket mirëmbajtjes, nuk është pastruar fare gjatë ditëve të fundit. Ata thonë se kjo e ka rënduar së tepërmi situatën.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ka kontaktuar me përgjegjësit  e kompanisë së kontraktuar nga Ministria, të cilët kanë thënë se kanë probleme me mekanizëm. “Ne kemi kontaktuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilëve ua kemi sqaruar situatën dhe kemi kërkuar që të intervenojnë sa më shpejt”.

Ai konsideroi se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës magjistrale është dashur të jetë shumë më e përgjegjshme.

“Si pasojë e mospastrimit të asaj rruge kanë mbetur të bllokuara shumica e fshatrave të rajonit”.

Bala tha se përkundër faktit që nuk është përgjegjësi e komunës, të enjten është angazhuar një kompani për ta hapur edhe këtë rrugë magjistrale.

“Përkundër buxhetit të limituar ne kemi intervenuar në mënyrë që ta zhbllokojmë këtë rrugë”.

Në anën tjetër, ai thotë se është duke u punuar edhe për hapjen e rrugëve në drejtim të fshatrave më të thella.

“Pos kompanisë komunale “Uniteti”, e cila është e kontraktuar nga komuna për pastrimin e rrugëve, këto ditë kemi angazhuar edhe një kompani tjetër në mënyrë që sa më shpejt të zhbllokohen rrugët”.

Tha se deri me tani përkundër kësaj situate nuk ka pasur ndonjë rast emergjent. “Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë apo ankesë për banorëve të zonës. Megjithatë ne jemi të gatshëm dhe vazhdimisht në terren duke përcjellur situatën dhe duke qenë pranë banorëve”.

Në anën tjetër banorët shprehën mjaft të mllefosur për shkak të mosangazhimit të kompanisë që është përgjegjëse për rrugën magjistrale. Rafet Ibishi  nga Bajgora, thotë se ditëve të fundit mekanizimi i asaj kompanie as nuk është parë fare në rrugët e Shalës.

Për të zhbllokuar rrugët pronarët e restaurantit në Bajgorë kishin angazhuar mekanizmin për rregullimin e stazës së skijimit. Ndërsa shumë banorë të tjerë vazhdonin të hapnin me lopata rrugët lokale në drejtim të lagjeve të tyre. 
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)