Bonuset tejkalojnë pagat
Por, përveç këtyre, disa nga ta vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe veturat luksoze publike edhe pse me ligj një gjë e tillë nuk iu takon atyre.
Kryetari i bordit të drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Rexhë Gjonbalaj, në emër të pagës për një vit merr hiç më pak se 14 mijë e 105 euro.
Por, përveç kësaj ai në emër të banuseve nga kompania publike më e madhe në vend merr edhe 13 mijë euro tjera. Në bazë të një kalkulimi del se paga dhe bonuset e kryetarit të bordit të PTK-së, janë gati sa dy paga vjetore të një ministri në Qeverinë e Kosovës.
Po ashtu, edhe anëtari i bordit të kësaj kompanie, Nuhi Ahmeti, për një vit në emër të pagës përfiton 14 mijë e 943 euro, e ndërsa në emër të bonuseve merr edhe rreth 11 mijë euro tjera.
Edhe anëtari tjetër i bordit të drejtorëve të kësaj kompanie në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se për një vit në emër të pagës merr 15.211 euro, e ndërkaq në emër të bonuseve ai i merr edhe 10.902 euro të tjera.
/Zëri/