22 Dhjetor 2024

“Bombardier” shkurton 1.400 vende pune në Britani të Madhe

Otava, 7 korrik - Prodhuesi kanadez i trenave “Bombardier” do të shkurtojë më shumë se 1.400 vende pune nga fabrika në Derbi, Britani të Madhe, pasi kompania humbi nga “Simens”-i gjerman në garën për përtëritjen e parkut vozitës të linjës hekurudhore në Londër.

“Bombardier” lajmëroi se do të shkurtojë 446 punëtorë të përhershëm dhe 983 punëtorë të përkohshëm nga personeli i fabrikës në Derbi, ku kompania është punëdhënëse e rreth 3.000 britanikëve.

“Humbja e kontratës për projektin do të thotë se do të duhej të përshtatet fuqia punëtore me situatën ekonomike”, theksoi Frensis Paonesa, drejtor i departamentit për udhëtar të “Bombardier” në Britani të Madhe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)