23 Dhjetor 2024

“Boingu” do të investojë në Rusi 27 miliardë dollarë

Chigako, 19 gusht - Korporata amerikane “Boing” gjatë 30 viteve të ardhshme, planifikon të investojë në projekte në Rusi rreth 27 miliardë dollarë, deklaroi për televizionin Russia Today, nënkryetari për marketing për sektorin civil të kompanisë, Rendi Tinset.

“Gjatë 30 viteve të ardhshme, ne presim të investojmë në Rusi për 27 miliardë dollarë, 18 prej tyre në prodhimtarinë e titaniumit, si edhe pesë në sferën e mbështetjes inxhinierike, derisa katër miliardët tjerë në projekte të cilat do të realizohen prej personave të tretë”, deklaroi Rendi Tinset.

Në parashikimin e kompanisë thuhet se për aviokompanitë në Rusi dhe në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (BSHP) gjatë 20 viteve të ardhshme do të mund të furnizohen 1.080 aeroplanë me vlerë të përgjithshme prej 110 miliardë dollarëve.

Një vit më parë, parashikimi i ngjashëm për këtë periudhë, i përpiluar nga ekspertët e “Boing”-ut fliste për një shumë prej rreth 90 miliardë dollarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)