27 Dhjetor 2024

Boing largon nga puna qindra inxhinierë

Detroid, 18 prill - Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing do të heqë qindra vende të punës për inxhinierë për aviacionin civil për shkak të ngadalësimit të shitjes, deklaroi zëdhënësi i kompanisë, Dag Alder.

Ai theksoi se kompania në kaudër të “përpjekjeve të veta të vazhdueshme për rritje të konkurrencës dhe për të investuar në të ardhmen, i ulë shpenzimet me qëllim që niveli i punësimit të përputhet me kërkesën e tregut”.

Alder deklaroi se ulja e numrit të të punëpsuarve, që do t’i prëfhsijë edhe mekanikët, do të zbatohet përmes largimit vullnetar, e në disa raste edhe me largime direkte nga puna.

Kjo masë për kursim, e cila hyn në fuqi më 23 qershor në rend të parë do t’i godasë fabrikat e prodhimit të Boingut në shtetin federal të uashingtonit, deklaroi një prëfaqësues i kompanisë.

Boing në fillim të vitit tashmë ka hequr 305 vende të punës për inxhinierë dhe 1.500 për mekanikë në kuadër të planit për largim vullnetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)