Boing 787 kryen proven e parë me sukses
Washington, 19 shtator - Prodhimi më i ri i avionëve klasikë për pasagjerë Boing 787 kreu dje me sukses provën e fluturimit.
Avioni i tipit 787-9, prodhim i kompanisë Boing me bazë në Shtetet e Bashkuara, u nis dje nga aerodromi i shtetit të Washingtonit, pranë një fabrike ku ai u montua, nën duartorkitjet e qindra punonjësve të firmës.
Avioni 787-9 është 6 metra më i gjatë se avionic origjinal 787-8 dhe në të mund të ulen 210 deri në 250 pasagjerë.
Kompania Boing po ashtu thotë se modeli i ri është variant më i fundit i avionit ekonomik Dreamliner, me më shumë vend për bagazhe dhe me shpejtësi më të madhe.
Pas disa provash fluturimi dhe certifikimit, avioni i pare 787-9 do të fillojë fluturimet e rregullta qershorin e ardhshëm, përmes linjës ajore Air New Zealand.
Avioni 787-8 doli në treg në shtator të vitit 2011, rreth 3 vjet me vonesë, për shkak të disa problemeve.
Flota e këtyre avionëve prej rreth 50 copësh, i pezulloi nga fluturimet për rreth 4 muaj këtë vit, pas problemeve që pati me bateritë me litium. Sistemi i ri i baterive është vendosur tek avioni i ri 787-9.