22 Dhjetor 2024

Boing 787 bëri fluturimin e parë mbi Oqeanin e Qetë

Sattle, 5 korrik - Aeroplani më i ri i aviokompanisë amerikane “Boing” i quajtur “Dreamliner” me sukses e bëri fluturimin e tij të parë mbi Oqeanin e Qetë dhe të dielën ateroi në Japoni, lajmëroi Asociated Pres.

Mbërritja e “Boing 787 Draimlajner” i cili fluturoi nga qyteti amerikan Sietel në aeroportin “Haneda” në kryeqendrën japoneze Tokio ishte pritur me duartrokitje nga shumica e kureshtarëve. Video klipin e fluturimit të “Drimlajnerit” të vendosur në internet tashmë e kanë parë mbi 40 mijë njerëz.

Në Japoni do të bëhen analizat e fundit të fluturakes së re, pas çka ajo do të jetë e gatshme për fluturimin e parë komercial.

Fluturimi i parë provues i “Drimlajnerit”, i cili ishte planifikuar për në fund të kuartalit të dytë të vitit 2008, u anulua për shkak të problemeve teknike, ndaj ndodhi më 16 dhjetor të vitit 2009. Testi i dytë për “Boing 787” përfundoi me sukses me fluturimin e tij parë në poligonin e kompanisë në qytetin Everet në shtetin federal Uashington më 23 dhjetor të vitit 2009.

Deri tani kompania fitoi gjithsej 835 porosi për “Drimlajnerin” prej 56 aviokompanive të botës. Fluturaket e para do t’i fitojë aviokompania japoneze „ All Nippon Airways“, e cila deri tani ka porositur 55 aeroplanë „Боинг 787“. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)