23 Dhjetor 2024

Boeing premton 100 milionë dollarë për familjet e viktimave të "737 Max"

New York, 4 korrik - Boeing-u ka deklaruar se do të paguajë 100 milionë dollarë amerikanë në ndihmë të familjeve dhe komuniteteve të viktimave nga aksidentet e dy avionëve "737 Max".

Gjithsej 346 njerëz vdiqën në dy aksidentet e ndodhura përkatësisht në mars të këtij viti në Etiopi dhe në fund të vitit të kaluar në Indonezi.

Kompania po përballet me padi të shumëfishta dhe hetime federale lidhur me "737 Max".

Zëdhënësi i "Boeing"-ut tha se atyre që do të pranojnë kompensimet nuk do t'u kërkohet të heqin dorë nga e drejta e vijimit të procesit ligjor kundër kompanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)