23 Dhjetor 2024

Boeing përpiqet të rikthejë në përdorim avionët e tipit 737

Detroid, 26 mars - Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing thotë se ka në plan të mbajë të mërkurën një konferencë informuese me 200 pilotë, drejtues teknikë dhe rregullatorë, ndërsa përpiqet të rikthejë në përdorim avionët e tipit 737 MAX, pas dy aksidentesh vdekjeprurëse.

Kompania tha përmes një deklarate se po punon për zhvillimin e trajnimeve me të gjithë operatorët e avionëve 737 MAX dhe me rregullatorë të aviacionit kombëtar.

"Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me klientët tanë dhe rregullatorët për trajnimin për përditësimin e programeve e avionëve 737 MAX. Boeing po paguan për zhvillimin e këtyre përditësimeve," thuhet në deklaratë.

Linjat ajrore dhe organet e mbikëqyrjes së aviacionit në mbarë botën e ndaluan fluturimin aeroplanëve 737 MAX pas rrëzimit të një avioni të linjës Ethiopian Airlines. Ekzaminimet e regjistruesit të të dhënave të fluturimit të aeroplanit treguan se kishte qartazi ngjashmëri me një aksident në Indonezi në muajin tetor të të njëjtit model avioni.

Boeing po punon për përmirësimin e softuerit që lidhet me një sistem kundër-ndalimit, të cilin Administrata amerikane Federale e Aviacionitdo që ta përfundojë muajin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)