25 Dhjetor 2024

Boeing i shet kompanisë Turkish Airlines 30 avionë për pasagjerë

Washington, 14 mars - Boeing, një nga prodhuesit më të mëdhenj të avionëve, njoftoi finalizimin e kontratës me Turkish Airlines (THY) për 30 avionë për pasagjerë të tipit 787-9 Dreamliner, nga të cilët 25 do të blihen patjetër, ndërsa 5 do të jenë opsionalë.

Në një deklaratë me shkrim lëshuar nga selia e kompanisë në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), u tha se porosia e THY-së për avionët e pasagjerëve të tipit 787-9 Dreamliner ka marrë formë zyrtare.

Aeroplanët e tipit Dreamliner do t’u shërbejnë pasagjerëve të Turkish Airlines (THY) në aeroportin e tretë të Stambollit.

Boeing dhe THY memorandumin e mirëkuptimit për shitblerjen e avionëve të tipit 787-9 Dreamliner e kishin firmosur në shtator 2017, gjatë një turneu të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku ai kishte shkuar për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert pas njoftimit nga Boeing mbi finalizimin e kontratës me THY, në lidhje me çështjen në fjalë kishte bërë këtë deklaratë përmes llogarisë së saj në Twitter:

"Jam shumë e lumtur që shikoj konkretizimin e kësaj kontrate, e cila rrit mundësitë e biznesit në vendin tonë dhe shanset ekonomike jashtë (ShBA-së). Kontrata është një shembull i mrekullueshëm i tregtisë së lirë, të drejtë dhe të dyanshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)