Boeing i shet 60 avionë Iranit
Detorid, 5 prill - Pas një viti negociatash, kompania amerikane Boeing nënshkroi të martën me kompaninë ajrore iraniane "Aseman Airlines" marrëveshjen për shitjen e 60 avionëve.
Sipas "Memorandumit të mirëkuptimit" mes dy kompanive, Boeing do t'ia dorëzojë avionët kompanisë "Aseman Airlines" duke filluar nga viti 2019.
Boeing tha se marrëveshja u negociua me autorizimin e autoriteteve amerikane, por përsëri duhet të miratohet nga qeveria e ShBA-së.
Më parë, Irani ka nënshkruar një tjetër marrëveshje me "Boeing" për blerjen e 80 avionëve, si dhe për blerjen e 100 avionëve me kompaninë europiane "Airbus".