Boeing e SpaceX do të ndërtoj anije kozmike komerciale
Florida, 17 shtator - Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) njoftoi të martën se ka dhënë kontrata për Boeing dhe SpaceX për ndërtimin e anijeve kozmike komerciale, që do të dërgojë astronautët amerikanë në hapësirë nga toka amerikane.
\"Sot jemi një hap larg nga nisja e astronautëve tanë nga toka amerikane me anijen amerikanë, duke i dhënë fund mbështetjes së vetme të vendit nga Rusia deri në vitin 2017,\" tha administratori i NASA-s Charles Bolden në një konferencë shtypi televizive pranë Qendrës Hapësinore Kennedy në Florida.
Bolden tha se planet e NASA-s për të përdorur CST-100 të Boeing-ut dhe Dragoin e SpaceX-it do të çojnë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe t\'i rikthejë ata në Tokë.
Aktualisht, i vetmi mjet në dispozicion për dërgimin e njerëzve në stacionin hapësinor është anija ruse \"Soyuz\" dhe NASA i paguan Rusisë 70 milionë dollarë për një vend, për të marrë astronautët amerikanë në laboratorin orbital. (