23 Dhjetor 2024

Boeing dorëzon produktin e parë të avionëve 787 "Dreamliner"

Washington, 27 shtator - Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing dorëzoi produktin e parë të shumëpritur të avionëve 787 Dreamliner për shoqërinë ajrore japoneze All Nippon, tre vjet pas parashikimit.

Shoqëria All Nippon mori avionin e teknologjisë së lartë prej 200 milionë dollarësh dje në Seattle të Washingtonit.

Një ceremoni publike është planifikuar për sot dhe avioni do të niset për në Tokio nesër.

Boeing kishte premtuar përfundimin e avionit në vitin 2008, por prodhimi dhe problemet e tjera teknike shkaktuan vonesa.

Avioni i tipit Dreamliner mund të mbajë 330 pasagjerë. Ai premton një kursim prej 20 përqind të karburantit krahasuar me avionin 767 i cili ka të njëjtën madhësi por është i prodhuar me alumin.

Avioni Dreamliner është i mbuluar me fibër karboni, një plastikë e teknologjisë së lartë që është më e fortë por edhe më e lehtë në peshë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)