Boeing 787 Dreamliner së shpejti rifillojnë fluturimet
Detroid, 16 mars - Përfaqësuesit e kompanisë Boeing shprehën bindjen se avionët e pasagjerëve Boeing 787 Dreamliner do të rifillojnë fluturimet brenda disa javëve.
Më parë Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e SHBA-së i lejoi kompanisë Boeing të kryejë fluturime kolaudimi të avionëve me bateri të modifikuara.
Bateria e modifikuar, e cila iu prezantua FAA në fund të shkurtit, është projektuar për të minimizuar rastet e shpërthimit të zjarrit dhe ka një izolim termik më të mirë se sa paraardhësja e saj, si dhe një sistem të përmirësuar ftohjeje.