24 Dhjetor 2024

Blomyer: Dështimi me PTK-në, humbje e madhe për Kosovën

Prishtinë, 3 tetor - Procesi i privatizimit të PTK-së ka qenë i rregullt dhe dështimi i këtij procesi do të ishte një humbje e madhe për Kosovën. Kështu është shprehur ambasadori gjerman në Kosovë.

“Me sa kemi mundur ta përcjellim këtë proces, nuk kemi vërejtur parregullsi dhe nuk jemi në dijeni se ka pasur parregullsi. Po ashtu e dimë se Qeveria e Kosovës ka angazhuar një grup ndërkombëtar ekspertësh, të cilët e kanë përcjellë gjatë tërë kohës këtë proces dhe mendoj që çdo dështim do të kishte një efekt negativ.\"

\"Po ashtu duhet të keni parasysh se keni marrë një ofertë prej 277 milionë eurosh për këtë kompani dhe me sa di unë kjo vlerë është në rënie e sipër, kështu që nëse dështon edhe ky proces atëherë humbja do të jetë e madhe.

\"Oferta tjetër që ishte pas ofertës fituese ishte 155 milionë euro kështu që në të ardhmen nuk mund të prisni që vlera e asaj kompanie të rritet. Procesi duhet të përfundojë me sukses.”, ka thënë Blomyer në një intervistë për “Kosova Sot”.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)