Bllokohet rruga pas shpërthimit gjatë punimeve te Maja e Zezë
Pejë, 13 korrik - Policia e Kosovës bën me dije se ende janë duke u zhvilluar punimet për hapjen e rrugës së lidh fshatrat e Rugovës. Bllokimi i rrugës ka ardhur pas shpërthimit të ditës së djeshme gjatë punimeve që po kryheshin në rrugën tek vendi i quajtur Maja e Zezë në Pejë.
\"Për hapjen e kësaj rruge është e nevojshme aty ku ka pengesa, të bëhet edhe thyerja e shkëmbinjve me eksploziv, për të cilin përkujdesen firmat e licencuara, të cilat kanë leje të posaçme, dhe lidhur me këtë leje në këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i\", thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme para, gjatë dhe pas këtij shpërthimi. Sipas policisë, shpërthimi është ekzekutuar nga kompania e licencuar, me ç\'rast ka përfunduar pa ndonjë incident.
\"Këtë shpërthim nuk e kanë bërë njësitet e KFOR-it, as nuk kanë asistuar gjatë këtij shpërthimi, siç ceket në disa portale dhe media të shkruara dhe elektronike\", thonë zyrtarët policorë në Pejë.