20 Prill 2025

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Shkup

Kaçanik, 5 shkurt - Shembja e dheut gjatë natës së kaluar e ka bllokuarkomunikacionin në magjistralen Prishtinë-Shkup në afërsi të Kaçanikut.


Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi i shoqëruar nga Shkëlqim Jakupi,drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka dal në vendin engjarjes, përkatësisht në vendin e quajtur Kashan, ku në distancë prej rreth 2kilometrash ka ndodhur shembje e dheut, gurëve dhe drunjtëve.
Drejtori Jakupi ka thënë se kompania e kontraktuar nga Ministria eInfrastrukturës (MI) e ka hapur rrugën, por ende nuk është lëshuar përqarkullim për shkak të rrezikut të shembjeve që mundë të ndodhin në ndërkohë.


Ndërsa, zyrtarë të MI-së dhe policisë janë shprehur se së shpejti pritet tërihapet rruga për qarkullim të kufizuar. Mirëmbajtja e rrugës magjistrale ështëkompetencë e MI-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)