Bllokimi i rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë
Prishtinë, 25 gusht - Policia e Kosovës ka njfotuar se do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.
Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë kalimit transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë Pejë respektivisht hyrje-dalja e autostradës Ibrahim Rugova në intervalet kohore të poshtëshënuara:
E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:
Ø Ora 09:00 09:15
Ø Ora 12:00 12:15
Ø Ora 14:00 14:15
E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:
Ø Ora 09:00 09:15
Ø Ora 12:00 12:15
Andaj njoftojmë qytetarë të cilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës.