Bjeshkët e Nemuna në pullat postare të Kosovës
Prishtinë, 14 qershor - Filatelia e Postës së Kosovës Sh.A. ka emetuar sot emisionin e ri të pullave postare, të titulluar Bjeshkët e Nemuna.
Këto bjeshkë shtrihen në veri-jug të Kosovës, me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi 26 km.
Ky territor ka vlera dhe bukuri të mëdha natyrore, posaçërisht Juniku me Majën, Rrasa e Zogut (2296 m), Gjeravica (2656 m) dhe Gryka e Rugovës (197 km2).
Gryka e Rugovës, me gjatësia prej afër 22 km, ka kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e formave të shumta të aktiviteteve turistike, rekreative si në stinën e dimrit ashtu edhe në atë të verës.
Në këtë zonë gjenden lloje të ndryshme të botës bimore dhe shtazore, përfshirë specie të rralla.
Bjeshkët e Nemuna paraqesin një vend mjaft të përshtatshëm edhe për aktivitete edukative.
Filatelia e Postës së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të prezantojë në pulla postare bukuritë natyrore të vendit tonë.