23 Dhjetor 2024

Biznesët kërkojnë eliminimin e barrierave për transportuesit vendor

Prishtinë, 28 janar - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes  në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së transportit të mallrave dhe mallrave të rrezikshme e udhëhequr nga Kryetari i Shoqatës Selman Kadriu dhe Nënkryetarët  Sylejman Konushefci dhe Ismet Gashi, tha se duhet eliminuar barrierat për transportuesit  vendor drejtë rajonit dhe  Evropës.

\"Është një situatë e vështirë për sektorin e shërbimeve transportuese të Kosovës sepse janë investuar para të shumta në blerjen e këtyre mjeteve por  për hir të problemeve politike në vendet e rajonit dhe më gjerë, këto mjete nga vendorët nuk mund të shfrytëzohen dhe e tëra kjo ngrit koston e importit dhe godet drejtpërdrejt konsumatorin vendor dhe ky sektorë është i getizuar. Është koha për një lobim gjithëpërfshirës që ky problem të evitohet sidomos në raport me Bullgarinë, Italinë dhe disa shtete tjera”,  theksoi Gerxhaliu.

Kryetari i Shoqatës me bashkëpunëtorë shpalosën barrierat me të cilat ballafaqohen  transportuesit  nga Kosova në shtetet e rajonit, së pari konkurrenca jolojale dhe kabotazhi nga operatorët e transportit të mallrave nga vendet fqinjë.

Kërkohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të bëjnë trysni nga organet shtetërore dhe Ambasadat Bullgare dhe Italiane për ratifikimin sa më të shpejtë të lejeve bilaterale të transportit rrugor, gjithashtu u diskutua që policia kufitare e Republikës së Kosovës me rastin e hyrjes në kufi operatorët nga vendet e jashtme ti njoftojë  me dokumentacionin i cili duhet të posedojë në territorin e  Republikës së Kosovës si dhe për aktualizimin e  çështjes së sigurimeve, theksuan ata.

Gërxhaliu u zotua se do të përdor autoritetin e vet për një lobim konstruktiv në rend të parë në  partneritet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe po ashtu me Ambasadat e Shteteve të akredituara në Kosovës të cilat nuk lejojnë kalimin e kamionëve kosovar gjë që e dëmton ambientin biznesor në Kosovës si në ambientin e brendshëm po ashtu dhe në spektrin e jashtëm, përmes deinkurajimit të investitorëve të huaj.

Ratifikimi i ketyre lejeve bilaterale për transport rrugor duhet të jetë një obligim Institucional për t’u zgjidhur sepse mund të rrisë rëndësinë e shërbimeve të ofruara nga sektori privat dhe të gjenerojë efekte tjera pozitive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)