23 Dhjetor 2024

Binjakëzohen Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe i Francës

Prishtinë 30 tetor - Ka përfunduar binjakëzimi midis Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atij të Francës. Nga ky binjakëzim Autoriteti i Aviacionit Civil ka përfituar eksperienca dhe trajnime nga ekspertë të Francës në fusha të ndryshme të aviacionit.

Ekspertet e Aviacionit civil sot në përfundim të projektit të binjakëzimit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës thanë se janë arritur të gjitha rezultatet e planifikuara me këtë projekt dhe se Kosova është një hap me afër integrimeve evropiane në aviacionin civil.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj tha se Kosova tanimë është e gatshme të kalojë në fazën e dytë të nënshkrimit të marrëveshjes për hapësirën e përbashkët evropiane të aviacionit.

“Institucionet përgjegjëse në Aviacionin Civil të Kosovës kanë përfituar mjaft nga përvojat franceze përmes trajnimeve, auditiveve dhe inspektimeve të përbashkëta dhe jemi të bindur se Kosova do të jetë në gjendje të kalojë shumë shpejt në fazën 2 të marrëveshjes së hapësirës së përbashkët evropiane të aviacionit”, tha Gjonbalaj.

Ky projekt i binjakëzimit është financuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës dhe Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike të Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit teknik me institucionet homologe të Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)