25 Dhjetor 2024

Bie numri i pasagjerëve që shfrytëzojnë trenin në Kosovë

Prishtinë, 30 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit “ për periudhën tremujore TM1 2018,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1 420 vagonë për mallra.

Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018), numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 17 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar, numri i udhëtarëve ishte zvogëluar për 65%.

Transporti i mallrave me tren në TM1 2018 ishte 76 mijë tonë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 36%.
 
Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2018 ishin 1 560 fluturime, ose 13.70% më shumë sesa në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017).

Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017) ka një rritje prej 16.92%.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dyte i këtij viti (TM2 2018), publikimi do të pësoje disa ndryshime, duke përfshire të dhëna edhe nga operatore të tjerë të telekomunikimit, në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)