BERZH i premton Ministrit Lekaj mbështetje në realizimin e projekteve
Prishtinë, 2 tetor - Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj priti sot në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Holger Muent, drejtor rajonal për Ballkanit Përendimor.
Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe BERZH-it, në disa projekte rrugore që tashmë kanë filluar të realizohen siç jan zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit, zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit si dhe zgjerimi i rrugë snë hyrje të qytetit të Prizrenit.
Ministri Lekaj kërkoi nga ky delegacion kërkoi që të gjendet forma më e mirë për përshpejtimin e realizimit të këtyre projekteve, pasi që me stërzgjatjen e punimeve po pësojnë qytetrarët e vendit tonë.
Ndërsa, nga ana tjetër Muent, i premtoi ministrit Lekaj se se do të gjendet mënyra më e përshtatshme për të realizuar projektet sipas planeve ndërkombëtare të BERZH-it, duke ju ofruar ndihmë përmes ekspertëve që sa më lehtë të zbatohen në Kosovë.