BERZh i jep Kosovës 29 milion euro kredi për rehabilitimin e rrugëve
Prishtinë, 28 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) kanë arritur Marrëveshjen për kredi Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale në vlerë prej 29 milionë euro, e cila marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësuesja e Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim Elena Petrovska.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km).
Marrëveshja kredi në vlerë prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite amortizim me këste gjysmë vjeçare, si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1% për vit. Projekti për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale pritet të përfundoj me 31 dhjetor 2018.