25 Dhjetor 2024

BERZh-i do të financojë rehabilitimin e rrugëve në Shqipëri

Tiranë, 7 nëntor - Zyra e Përhershme e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Tiranë ra dakord të mërkurën për të ndihmuar në financimin e Projektit të Rrugëve Dytësore dhe Lokale në Shqipëri.

Marrëveshja, me vlerë mbi 34 milionë euro nga granti i BERZh-it, u nënshkrua nga ministri shqiptar i Financave Shkëlqim Cani dhe kreu i Zyrës së Përhershme të BERZh-it në Tiranë Fabio Serri.

Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale do të mbështesë rehabilitimin dhe përmirësimin e 1000 deri 1500 km rrugë rajonale dhe lokale në Shqipëri.

Objektivat kryesore të projektit janë përmirësimi i qasjes në tregjet e shërbimet kryesore dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonave rurale e integrimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)