23 Dhjetor 2024

Beqaj: Punëtorët e PTK-së të sigurt edhe pas privatizimit

Prishtinë, 18 prill - Të punësuarit në PTK të mos frikësohen për largim nga puna pasi janë privatizuar 75% të aksioneve të Telekomit dhe Vales ka thënë Ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj.

“Gjatë privatizimit e kemi marrë me seriozitet çështjen e punëtorëve të PTK-së që ata të mos ndihen të kërcënuar për largim nga puna sepse kontratat janë transferuar në kontrata 3 vjeçare. Nuk ka askush mundësi të eliminojë dikë nga puna”, ka thënë Beqaj.

Ai u është drejtuar deputetëve të Kuvendit, duke shpjeguar edhe njëherë procesin e privatizimit.

Sipas ministrit, ky privatizim është bërë në transparencë të plotë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës si dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

“Procesi i privatizimit është një proces i privatizimit të shërbimeve dhe jo aseteve fizike, këto janë pronë e Kosovës. Për këto asete, kompania do të bëjë pagesë deri në 10 milion euro në formë të qirasë”, ka shtuar Beqaj..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)