05 Maj 2024

Beqaj diskuton rreth shfrytëzimit të kodit të Shqipërisë 355

Tiranë, 31 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj do të takohet sot në Tiranë me Ministrin e Inovacioneve, Teknologjisë Informative dhe komunikimit të Republikës së Shqipërisë, Genc Polo.

Gjatë takimit dy ministrat të bisedojnë lidhur me bashkëpunimin në lëmin e teknologjisë informative dhe komunikimit në mes të dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të tij.

Biseda do të fokusohet edhe në çështjen e mundësisë së shfrytëzimit të prefiksit ndërkombëtar të Shqipërisë (355) për telefonit mobile dhe fikse konform vendimit të Kuvendit Republikës së Kosovës, gjë që paraqet hap konkret në realizimin e vendimeve të organit më të lartë ligjvënës të vendit .
 
Ndryshe Republika e Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur nivel të lakmueshëm të marrëdhënieve në këto lëmi, ndërsa kjo vizitë do të jetë shtytje për të çuar përpara dhe zgjeruar edhe me tepër ketë bashkëpunim. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)