Belle Air shpall pezullimin pa afat të të gjitha fluturimeve
Tiranë, 25 nëntor - Kompania shqiptare e fluturimeve Belle Air shpall pezullimin pa afat të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare.
Në një deklaratë zyrtare të Belle Air ndër të tjera thuhet: Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air".
"Gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për tu rikthyer së shpejti
Në këtë proçes Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen
Ndërkohë qindra udhëtarë kanë mbetur aeroporteve të huaja në pritje të kthimit në Tiranë dhe mijëra prenotimeve që janë bërë.
Kompania shqiptare e fluturimeve Belle Air muajt e fundit ishte pjesë e skandaleve, ku shumë pasagjerë mbetën aeroporteve, për shkak të dështimit të fluturimeve, edhe pse ishin prenotuar biletat.
/INA/