Belle Air Europe pezullon përkohësisht fluturimet e saj
Prishtinë, 27 nëntor - Kompania ajrore Belle Air Europe përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e gjëndur përpara një situatë të veshtirë ekonomike, është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.
Zhaklin Lekatari nga Belle Air Europe thekson se gjithashtu edhe kompania ajrore Darwin Airline ka njoftuar se nderpret fluturimet nga Prishtina per ne Zyrih dhe Gjeneve dhe anasjelltas.
Për të filluar procedurat e rimbursimit te biletave pasagjeret jane te lutur te kontaktojne ne adresat e mëposhtme:
E-mail : [email protected] (për agjensitë)
E-Mail : [email protected] (për privatët)
Tel : +39 02 610 1448