BeH: Punëtorët hekurudhorë në grevë
Sarajevë, 8 shkurt - Këshilli grevist i të gjashtë sindikatave të Hekurudhës së entit serb në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Republika Serbe, mbeti në vendimin që punëtorët hekurudhorë sot të fillojnë grevë urie.
Kryetari i Këshillit grevist, Zllatko Marin, gjatë fundjavës tha se nuk e pranojnë vendimin e Qeverisë për proces minimal të përcaktuar të punës së punëtorëve hekurudhorë dhe se mbeten në vendimin për fillimin e grevës.
Ky minimum i propozuar është në kundërshtim me ligjin, meqë në regjimin punues janë parashikuar me shumë se 80 për qind e trenave, që nuk mund të respektohet, tha Marini në konferencën për shtyp.