Bechtel&Enka ndërton autostradën për Shkup
Prishtinë, 15 janar - Komiteti Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, përkatësisht rrugës 6, ka njoftuar se sipas vlerësimit tekniko financiar të ofertave të konsorciunmeve pjesëmarrëse në garë Konsorciumi Bechtel&Enka është renditur në vendin e parë me ofertën financiare prej 599.944.263,54 euro.
Nndërsa Konsiorciumi i Cooperativa Muratori and Cementisti, C.M.C. di Ravenna & Dogus (CD), është renditur i dyti me ofertën financiare prej 756.060.580,11 euro.
Komiteti ndërministror pas shqyrtimit dhe diskutimit të hollësishëm të Raportit në përfundim të takimit me unanimitet e miratoi raportin e Komisionit vlerësues, vendimi i sotëm vjen pas një procesi të gjatë të vlerësimit nga ekspertët e ministrive të linjës lidhur me operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedurën tenderuese, të cilët ofertat e tyre i dorëzuan me datë 11 tetor 2013, thu8het në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.
Raporti i aprovuar është produkt i punës së bërë nga Komisioni në përbërje të ekspertëve nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Financave të mbështetur nga Këshilltari i Transaksionit.
Në bazë të Ligjit të Prokurimit Nr. 04/L-042, Departamenti i Prokurimit do ti ndërmarr hapat e nevojshëm lidhur me procedimin e mëtejmë deri në nënshkrimin e kontratës për realizimin e projektit.
Kohëzgjatja e ndërtimit të rrugës 6 është planifikuar të zgjasë 42 muaj nga nënshkrimi i kontratës.