08 Maj 2024

“Bechtel&Enka” do të ndërtojë autostradën Prishtinë - Shkup

Prishtinë, 31 tetor - Kompania “Bechtel & Enka” do të jetë kompania ndërtuese e rrugës Prishtinë – Shkup.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta Tribuna, e cila ka theksuar se kompania turke ka pasur ofertën më të volitshme, në krahasim me kompanitë e tjera konkurruese.

Ekskavatorët e kompanisë Turko-Amerikane, Bechtel & Enka, sipas të gjitha gjasave me të përfunduar punë në “Rrugën e Kombit” do të fillojnë hapjen e trasesë nga Prishtinë për në Maqedoni.

Komisioni Ndërqeveritar për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, ka hapur ofertat financiare të kompanive që garojnë për ndërtimin e kësaj rruge.

Zyrtarë brenda komisionit së Bechtel & Enka, ka ofruar dy oferta, njërin që autostrada të ndërtohet pa tunel me një çmim prej 500 milionë euro, ndërsa tjetrin me tunele, e cila ka kosto 600 milionë euro. Ndërkaq, oferta e kompanisë italiano-turke, CMC Dougsh, ka peshuar 700 milionë euro.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë kanë bërë të ditur se kjo është fazë e rregullt e vazhdimit të procesit të vlerësimit të ofertave të kompanive që pretendojnë të ndërtojnë arterien që lidh Kosovën me Maqedoninë.

 /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)