16 Maj 2024

Bechtel Enka nisi orët e leksioneve për studentë të ndërtimtarisë

Prishtinë, 10 prill - Projekti i Autostradës se Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova” priti sot një grup të veçantë vizitoresh. 25 student të vitit të parë dhe të dytë të Masterit në Fakultetin e Ndërtimtarisë ishin sot në projekt për të parë nga afër punimet e urës me të gjatë të Rrugës 7, prej 750m.

Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Bechtel Enka nisi sot seanca e pare te orëve te leksioneve per studentet e ketij fakulteti per te sjelle ata me afer me punët praktike ne terren por dhe për ti njohur ata me experiencen e dy kompanive te cilat ne JV prej 25 vitesh ndërtojnë projekte madhore infrastrukturore ne mbare boten.

Studentet u njohën me ecurinë dhe sfidat e projektit përmes një prezantimi te shkurtër nga Drejtori I Projektit Chris Jennions dhe me pas biseda dhe debate u fokusua ne veprat e artit siç janë urat, mbikalimet, nënkalimet nyjet lidhëse me fokus te veçante tek punimet ne zonën industriale te Prishtinës.  

Me pas studentet vizituan kantierin ku po zhvillohen punimet për te pare me konkretisht ecurinë e secilit prej proceseve ndërtuese dhe projektuese te cilat u preken ne orën e leksionit..

Kjo vizite e pare për këtë sezon do te vijoje me te tjera leksione dhe vizita mbi teknikat e ndertimit menagjimin e projekteve te infrastructures, projektimin e tyre, te cilat do te mbahen pergjate trupit te autostrades ne seksionet 7-8-9 por dhe ne Fakultetin e Ndertimtarise.

Ky aktivitet është pjese e programeve te bashkëpunimit qe Bechtel Enka KMP ka me komunitetin, organizatat studentore dhe organizatat jo fitimprurëse ne Kosove dhe me Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Ndërtimtarisë ne veçanti.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)