26 Dhjetor 2024

Bechtel Enka do ta ndërtoj Autostraden Prishtinë - Hani i Elezit

Prishtinë, 4 qershor - Nën mbledhjen e radhës te Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të Komisionit Ndërministror për ndërtimin e rrugës 6 Prishtinë- Hani i Elezit,ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka njoftuar kabinetin me Vendimin e Komisionit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit Rruga 6 Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit.

Ministri Mujota ka bërë të ditur se Komiteti ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konform konkurseve ndërkombëtare në projekte të tilla të mëdha, dhe duke respektuar plotësisht të gjitha procedurat tjera për përzgjedhjen e Këshilltarit të Transaksionit, dhe punën e përbashkët të autoritetit kontraktues.

Pas dy viteve pune, Komisioni Ndërministror ka zgjedhur kompaninë Bechtel Enka si më të suksesshmen në bazë të konkursit të shpallur.

“Komisioni Ndërministror ka arritur që ato çështje që janë sqaruar brenda këtij afati kohor t’i aprovoj të tërat, dhe të autorizoj autoritetin kontraktues , në këtë rast Ministrinë e Infrastrukturës, për përfshirjen në kontratën përfundimtare dhe për nënshkrimin e kontratës. Mund të informoj kabinetin, i nderuari kryeministër, se Komisioni Ndërministror ka përfunduar punën e vet, dhe ka përmbyllur procesin, dhe kontrata tashmë është e gatshme për nënshkrim, dhe ne po presim procedurat e mëtejshme të nevojshme për përmbylljen e këtij procesi” ka bërë të ditur ministri Mujota.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar projekt-rregulloren për Punën e Këshillit Ndërministror për Ujërat, që përcakton mënyrën e punës, organizimin, fushëveprimin dhe funksionimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat, i themeluar sipas nenit 15, 16 dhe 17 të Ligjit 04/L-147 për ujërat e Kosovës.

Në rrjedhë të miratimit të Ligjit Nr.04-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014, me qëllim të zbatimit të legjislacionit, është marrë vendim të shfuqizohet Rregullorja Nr. 01/2008 për funksionimin e Fondit për mbështetjen e mediave minoritare dhe grupeve tjera të veçanta.

Kjo është bërë me qëllim të përshtatjes së akteve nënligjore me legjislacionin primar duke bërë harmonizimin me  Ligjin Nr.04-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Po ashtu, është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 18 mijë e 620 euro për kompensime dhe shtesa për punë jashtë orarit për anëtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe zyrtarët e Sekretariatit të PZAP-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)