23 Dhjetor 2024

“Bechetel” nuk po ua paguan borxhet kontraktorëve

Prishtinë, 4 maj - Kompania e fuqishme amerikano turke “Bechetel & Enka” e cila po e ndërton autostradën Morinë-Merdar, po u sjell probleme kontraktorëve që ka të angazhuar në projektin për ndërtimin e autostradës nga pika kufitare e Morinës në drejtim të pikës kufitare me Serbinë në Merdar.

Ka më shumë se një vit që kompania e sigurimeve “SFK-Security” nuk po arrin të marrë 8700 euro për punën që ka bërë kjo në këtë kompani në sigurimin e punishteve të konsurciumit amerikano-turk.

Shefqet Damka, pronar i kompanisë ”SFK-Security” thotë se me kompaninë “Bechtel & Enka” kanë punuar disa muaj një kontratë të caktuar.

Sipas tij, gjatë periudhës se kontratës në muajin prill është hapur tenderi i ri për sigurim, pasi që kontratat me kompanitë e mëhershme kishin skaduar.

Ai tha se në tenderin e rihapur, kompania “Bechtel & Enka” tenderin për sigurim ia kishte dhënë një kompania tjetër e jo atij.

“Me pesë maj kompania ‘Bechtel & Enka’ neve na ka dërguar një e-mail, ku na ka njoftuar që kompania ‘SFK-Security’ me datë 9 maj të vitit 2012 duhet të tërhiqet nga pikat që kishte në sigurim, e në vend të kompanisë sonë do të vinte një kompani tjetër ku edhe u bë pranim-dorëzimi në gjendje të rregullt.

Kompania ‘SFK-Security’ kishte ndërprerë punën me datën 9 maj. Pas ndërprerjes së kontratës ne i kemi dërguar faturën për pagesë, por ata kishin bërë ndalesë në shumën prej 8,700 euro, kinse ka pasur vjedhje me datat 10,11,12 maj të vitit 2012“, tha për “Zëri” ai.

Sipas Damkës, kjo vjedhje nuk ka të bëjë me kompaninë e tij, pasi që sipas tij në këto data kompania ”SFK-Security” nuk ka qenë në këto pika, por ka qenë kompania tjetër që e ka zgjedhur “Bechetel -Enka”.

Damka nga kompania e sigurimeve ”SFKSecurity” thotë se departamenti juridik i kompanisë është duke e përgatitur lëndën për Gjykatën Ekonomike.

Por, në anën tjetër përfaqësues të kompanisë “BechtelEnka” për më shumë se një javë nuk kanë qenë në gjendje të përgjigjen konkretisht në pyetjet që gazeta u ka dërguar atyre.

Zëdhënësja e kompanisë Ela Ruci thotë se kompania \"Bechetel Enka GP tashmë prej 36 muajsh ka punuar në projektin e autostradës së Kosovës, duke realizuar me sukses përfundimin para afateve të 61 kilometrave të kësaj vepre infrastrukturore të parametrave ndërkombëtarë.

“Suksesi i arritur i dedikohet pa diskutim punës se jashtëzakonshme të stafit të BE por dhe mbi 700 kompanive lokale të përfshira në këtë ndërmarrje. Me të gjitha kompanitë lokale kemi jo vetëm një marrëdhënie kontraktuale dypalëshe, por dhe një bashkëpunim të ngushtë si një ekip\", tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)