BE, rregullore e re për sigurinë në rrugë
Bruksel, 9 shkurt - Në vendet e Bashkimi Evropian (BE), hyri në fuqi një dispozitë ligjore, sipas së cilës në veturat dhe kamionët e vegjël të prodhuar së fundmi, duhet të instalohet një llambë për të ndriçuar gjatë ditës.
Kjo masë do të ndihmojë për të rritur sigurinë në rrugë.
Në vitin 2008, BE-ja miratoi një rregullore të ligjore ku përcaktohet se qysh nga 7 shkurti i këtij viti, mjetet e reja, veturat dhe kamionët e vegjël, të kenë të instaluar një llambë për të ndriçuar edhe ditën.
Ndërkohë kjo rregullore do të jetë në fuqi në gusht të vitit të ardhshëm për kamionët dhe autobusët.