22 Dhjetor 2024

BE planifikon ndalimin e qarkullimit të veturave në qytete

Bruksel, 31 mars - Bashkimi Evropian planifikon që deri në vitin 2050 të ndalojë qarkullimin e automobilave me djegie të karburantit fosil në të gjitha qytete në mbarë Evropën për ta zvogëluar emisionin e CO2-shit deri 60 për qind.

Komisioni Evropian e prezantoi planin për “zonë unike evropiane të komunikacionit” qëllimi i të cilit është ndryshimi radikal në transportin e udhëtarëve gjatë 40 viteve të ardhshme.

Sipas projekt-ligjit të ri, BE-ja planifikon që në 20 vitet e para ta përgjysmojë numrin e automjeteve me djegie të karburanteve fosil, veçanërisht në mjediset urbane, ndërsa deri në vitin 2050 t’i ndalojë tërësisht.

Komisionari evropian për Komunikacion, Sim Kalas, bën të ditur se direktivat e Brukselit dhe tatimet e reja të karburantit duhet t’i “nxjerrin” njerëzit nga automobilat dhe t’i detyrojë të përdorin lloje alternative të transportit.

BE-ja planifikon që këtë ta realizojë me riorientimin gradual drejt teknologjisë hibride, kështu që deri në vitin 2060 nëpër rrugët evropiane të qarkullojnë vetëm automjete me emision zero të CO2-shit.

BE-ja i jep epërsi të madhe transportit publik, ndaj kështu nga qytetarët pritet që në të ardhmen më pak ta shfrytëzojnë transportin personal, e më shumë atë publik. Parashikohet madje edhe ndalesa e fluturimeve më të shkurtëra se 300 kilometra me qëllim  që të nxitet përdorimi i hekurudhës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)