22 Dhjetor 2024

BE përfundon rindërtimin e urave kyçe në Kosovë

Prishtinë, 25 janar - Zyra ndërlidhëse e KE-së të martën inauguroi pesë urat e fundit të rindërtuara në rrugën M2 e cila lidh Kosovën me IRJM-në. Gjatë punëve në këto ura janë zbatuar standardet projektuese të BE-së të cilat do të përmbushin nevojat e qarkullimit të rëndë në këtë rrugë primare.

Me këtë përfundon projekti në vlerë prej 15 milion euro për rindërtimin e 17 urave në këtë rrugë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës. 

Kjartan Björnsson, shef operativ në Zyrën ndërlidhëse të KE-së tha: “Projekti është pjesë e asistencës së konsiderueshme të BE-së për infrastrukturën rrugore që nga viti 1999. 

Me një qarkullim prej 14.000 automjetesh në ditë, rruga M2 është rruga primare për qarkullim të mallrave dhe të njerëzve në Kosovë.  Tani të gjitha urat janë të rindërtuara sipas standardeve Evropiane, që sigurojnë kushte të sigurta për qarkullim."

Gjatë ndërtimit të këtyre pesë urave është bërë një menaxhim gati i përsosur i trafikut.  Nuk janë raportuar aksidente e as bllokime të qarkullimit.

BE-ja ka financuar projekte me vlerë mbi 50 milionë euro në fushën e infrastrukturës së transportit në Kosovë, duke përfshirë transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor.

Përveç 27 urave, në Kosovë janë ndërtuar mbi 30 rrugë të cilat ishin të një rëndësie të madhe për përmirësimin e qasjes dhe si rrjedhim edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për popullin e Kosovës. 

Rreth 250 km rrugë regjionale dhe kryesore janë rindërtuar, që kontribuon në zhvillimin ekonomik, mundësojnë transport normal të njerëzve dhe mallrave dhe përmirësojnë kushtet për bashkëpunim ndërkufitar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)