BE paralajmëron rreziqe potenciale në aeroportin e Frankfurtit
Në raportin e KE-së vihet në dukje se ka rreziqe të mundshme në aeroportin e Frankfurtit, pasi disa inspektorë me armë dhe sende të tjera të rrezikshme kanë kaluar pikat e kontrollit.
Raporti shpjegoi se punonjësit e sigurisë nuk janë aq të kualifikuar sa të identifikojnë skanimin e bagazheve, prandaj inspektorët kanë mundur të kalojnë në pikat e kontrollit armë dhe sende të rrezikshme.
Këshilli i Evropës paralajmëroi se në rast të mosndryshimit të situatës së tanishme, aeroporti i Frankfurtit do të nxirret nga kategoria e \"aeroportit Schengen\".
Pas publikimit të këtij lajmi, zëdhënësi i aeroportit të Frankfurtit deklaroi për gazetën \" Bild am Sonntag\" se ka filluar trajnimi i ri për 2500 punonjësit e sigurisë.