BE nënshkruan marrëveshja për uljen e tarifave të roaming me Ballkanin Perëndimor
Tiranë, 7 dhjetor - Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, dje në Tiranë u nënshkrua marrëveshja për uljen e tarifave të data roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në praninë e gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe hyn në fuqi nga data 1 tetor 2023.
Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana e nënshkroi këtë marrëveshje në emër të Telekomit të Kosovës.
Me këtë marrëveshje garantohet ulja e tarifave të data roaming, me synimin që ato të jenë të përafërta me tarifat kombëtare deri në vitin 2027.
Qëllimi i marrëveshjes është mbështetja e lëvizjes dhe lehtësimi i komunikimit mes qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Përfitimet nga kjo do të jenë të shumta, pasi që përveç uljes së tarifave të data roaming për qytetarët, do të ulen edhe kostot operative të bizneseve, duke nxitur kësisoj veprimtarinë biznesore edhe përtej kufijve.
Për më tepër, kjo marrëveshje është e veçantë meqë është bërë në baza vullnetare ndërmjet operatorëve të telekomunikacionit, si rezultat i angazhimit të fuqishëm të BE-së dhe operatorëve të telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si dhe angazhimit të autoriteteve rajonale.