24 Dhjetor 2024

BE kërkon heqjen e tarifave roaming në Evropë

Bruksel, 2 qershor - Komisionerja evropiane  e ngarkuar për Teknologjitë e Reja, Neelie Kroes njoftoi sot synimin e saj për të paraqitur një paketë ligjesh për heqjen e tarifave "roaming" në Evropë, në vitin 2014, në një fjalim në Parlamentin Evropian.

"Me rastin e zgjedhjeve evropiane në maj të vitit 2014, dëshiroj që t'i tregojmë qytetarëve se Bashkimi Evropian ka ndikim në jetën e tyre dhe se ne kemi përshtatur rregullat për pritshmëritë e tyre", deklaroi Kroes para eurodeputetëve.

"Dëshiroj që ju të ktheheni drejt zgjedhësve duke iu treguar se keni arritur t'i jepni fund tarifave 'roaming', që do të thotë kosto shtesë e zbatuar nga operatorët për përdorimin e telefonit celular, smartphone ose tabletë jashtë vendit", theksoi ajo.

Kroes do të propozojë në korrik, ose në fund të shtatorit të vitit 2013 një paketë ligjesh, ku përfshihen masa për aksesin e lirë në internet për qytetarët dhe për të luftuar krimin kibernetik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)