BE jep 500,000 për rritjen e sigurisë rrugore në Evropën Juglindore
Kjo iniciativë, e bashkëfinancuar nga programi \"Erasmus +\" i Komisionit Evropian, konfirmon rëndësinë e arsimit fillestar dhe periodik profesional në sektorin e transportit rrugor.
Kualifikimi i harmonizuar i shoferëve profesional në Evropën Juglindore (SEED) synon kryesisht në ngritjen e aftësimit dhe nivelin e aftësive teknike të instruktorëve që ofrojnë aftësim fillestar dhe periodik për shoferët profesionistë në rajonin e Evropës juglindore, ku raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë \"Gjendja globale e sigurisë rrugore në vitin 2013 , thekson se shkalla e viktimave të trafikut rrugor në rajonin e EJL-së është më e lartë krahasuar me pjesën tjetër të BE-së.
Kamionët luajnë një rol qendror në zinxhirin e sotëm të furnizimit, duke siguruar një prodhim dhe distribuim më efikase të pothuajse çdo gjëje që në varemi nga to, në baza ditore. Të siguruarit se fuqia punëtore e transporti rrugor është 100% e pajisur me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të ofruar shërbime të sigurta dhe efikase në përputhje të plotë me standardet e njohura të cilësisë, është një domosdoshmëri \", shpjegoi Patrick Philipp, Udhëheqës i Akademisë IRU.
Nëntë partnerët e aftësimit profesional në transportin rrugor trajnim profesional, me qendër në Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Francë, IRJ e Maqedonisë dhe Kosova* (Rezoluta e OKB-së) po grupojnë burimet e tyre për të zhvilluar një program aftësimi për shoferët dhe instruktorët në rajon, me ç`rast Komisioni Evropian do të ndihmoj me 500,000 .
Drejtori menaxhues i Promotrans, Henri Kissi, theksoi: \"Edhe pse arsimi dhe aftësimi i shoferëve nuk është i panjohur për Evropën Juglindore, ideja ishte që të integrohen praktikat tona më të mira në një të harmonizuar dhe të qëndrueshme të rrjetit të bashkëpunimit që do të prodhojnë materiale aftësuese, doracakë referent, listat kontrolluese dhe ndihmë në mësim të destinuara për shoferët profesionistë në rajon, në përputhje me Direktivën e BE-së 2003/59 / EC, objektivi kryesor i së cilës është përmirësimi i sigurisë rrugore duke prezantuar një aftësim fillestar dhe periodik të detyrueshëm për shoferët profesionistë në BE.
Me projektin SEED, ne do të promovojë qasje të reja dhe interaktive pedagogjike për arsimim gjatë gjithë jetës, duke eksploruar aftësimin dhe strategjitë e reja mësimore në kualifikimin profesional të transportit rrugor.\"
\"Do të organizojmë pilot trajnime, seminare kombëtare dhe ngjarje për ngritjen e vetëdijes në çdo vend të synuar. Ne të gjithë e dimë rëndësinë dhe sfidat përpara industrisë së transportit, dhe jemi të gatshëm të investojmë të gjitha burimet e mundshme, njohurit dhe përpjekjet me qëllim që të zhvillojmë një sistem të fuqishëm dhe modern arsimor për shoferët, që përputhet me standardet, ndërkombëtare dhe të BE-së, të cilësisë \", përfundoi Velibor Peulić, koordinator rajonal i projektit SEED.